Vaksinat e para kundër COVID-19 do të testohen në fund të prillit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

70 vaksina të coronavirusit janë në zhvillim e sipër, tre prej të cilave janë duke u testuar tashmë tek njerëzit, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ndërkohë, autoritetet e “Advent-Irbm” në Pomezia të Romës së bashku me Institutin Jenner të Universitetit të Oksfordit, kanë bërë me dije se testet e një vaksine, bashkëprodhim mes Italisë dhe Britanisë, do kryhen deri në fund të muajit prill në Angli tek mbi 500 vullnetarë.

Administratori i deleguar i Irbm, Piero Di Lorenzo tha se “është vendosur që të shkohet direkt në fazën e provës klinike njerëzore në Angli, duke marrë parasysh jo-toksicitetin dhe efikasitetin e vaksinës, të bazuara në rezultatet laboratorike, të cilat kanë qenë veçanërisht të efektshme”.

Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve, vaksina do të jetë e përdorshme në muajin shtator.

Shpërthimi i COVID-19 në të gjithë SHBA-në duket së është stabilizuar tashmë. Disa shtete të Amerikës mund të jenë gati për të lehtësuar masat e emergjencës në muajin maj, tha Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Sa i përket ekonomisë, ajo ende paraqet luhatje. Aksionet e SHBA-së pësuan sot një tjetër rënie, gjithashtu edhe kapitalet e tyre në qendrat kryesore financiare të Azisë, ndërsa tregjet në të gjithë Evropën qëndruan të mbyllura për festën e Pashkës.

Megjithatë, situata e pandemisë po jep shenja përmirësimi në shumë vende të botës. Kurba e saj në Portugali ka nisur të shkoj në vijë lineare, ashtu sikurse edhe në Holandë, Spanjë dhe Itali, ndërsa Gjermania përgatitet që së shpejti të hap shkollat në mbarë vendin.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER