Danimarka hap dyert arsimore: Çerdhet, kopshtet e shkollat fillore nisin mësimin ditën e nesërme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Thuajse të gjitha kopshtet, çerdhet dhe shkollat fillore në Danimarkë do të hapin dyert e tyre për fëmijët këtë të mërkurë. Por vetëm gjysma e tyre janë gati të hapen në datën e caktuar nga qeveria. 

Pandemia globale do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën tonë të jetesës në të ardhmen, dhe për këtë arsye, institucionet e Danimarkës po përgatisin fëmijët dhe prindërit e tyre që të përshtaten me këtë ndryshim.

Sipas një sondazhi nga Shoqata Kombëtare e Autoriteteve Lokale, afro gjysma e Bashkive në Danimarkë janë gati të hapin institucionet e dijes.

Në sondazh u pyetën 98 bashki të vendit dhe 83 prej tyre u përgjigjën. Rezultati tregoi se 52 bashki do të hapin kopshtet e çerdhet dhe 46 shkollat fillore, në datën 15 prill. Pjesa tjetër e bashkive pritet t’i hapin institucionet arsimore më datë 20 prill.

Zyrtarët e institucioneve arsimore shprehen se në fillim duhet të plotësohen të gjitha kriteret e autoriteteve shëndetësore para se të hapen dyert që fëmijët të rikthehen në shkollë.

Vendimi për të rihapur institucionet arsimore, kopshtet e çerdhet në vend u njoftua nga kryeministri Mette Frederiksen, në një konferencë për shtyp një javë më parë.

Që nga ajo kohë, Autoriteti Shëndetësor danez ka dhënë udhëzime se si këto institucione duhet të veprojnë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së infeksioneve.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER