Të mbijetuarit e COVID-19 ndajnë përvojat e tyre me Euronews

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Numri i viktimave nga COVID-19 vazhdon të rritet në mbarë botën, por shumë prej atyre që u infektuan ia dolën ta mundin virusin dhe janë drejt rrugës së rikuperimit të plotë.

Euronews ka biseduar me disa prej tyre, të cilët rrëfyen për jetën e tyre gjatë kohës që ishin të shtruar në spital.

Jess Marchbank

Jess Marchbank, është një infermiere nga Devon, Angli. Simptoma e para që ajo pati ishte dhimbje fyti, por me pas ajo sjell ndër mend gjendjen e vështirë që kaloi teksa virusi mori kontroll të plotë të trupit të saj:

“Dhimbja ishte e padurueshme. Ndjeja sikur kyçet të më kishin marrë flakë, shtoi kësaj edhe dhimbjen e kokës dhe letargjinë e plotë. Nuk mund të kthehesha dot as në krahun tjetër, ishte shumë e dhimbshme”.

pacient 2

Jess Marchbank ishte po aq e prekur kur ia doli të mposhtë sëmundjen:

“U ndjeva e bekuar që isha ndër statistikat pozitive. Dhe im bir më tha, ‘Kjo është dhurata më e bukur mami”.

Matt Dockray

Matt Dockray, menaxheri i një lokali në Londër përshkruan çfarë ndodhi në spital pasi rezultoi pozitiv me COVID-19:

“Në fillim të çojnë në një dhomë izolimi ku më pas vijnë të gjithë mjekët me kostumet mbrojtëse. Më pas të lidhin me pajisjet për të parë për shenja jete”.

“Në atë pikë, më thanë se trupi im nuk po thithte nivelin e duhur të oksigjenit, se ishte në nivele shumë të ulëta. Mushkëria ime e djathtë kishte kolapsuar dhe as e majta nuk po funksiononte aspak mirë”.

Josua Dopkowski

Josua Dopkowski, një pedagog nga Lioni, tha se ishte një eksperiencë tronditëse, e cila u bë edhe më e padurueshme pasi vajza e tij u shtrua me të:

“Të jesh në atë gjendje kur je i sëmurë me një virus që është potencialisht vdekjeprurëse është shumë frikësuese. Kështu që si prind, duke pasur vajzën time pranë, mendoja se duhet të kujdesesha për të por në fakt ndodhi e kundërta”.

Kike Mateu

Kike Mateu, një gazetar sportiv spanjoll tha “Sëmundja përparon shumë ngadalë dhe thjesht nuk e di se kur do t’i vijë fundi”.

“Pjesa më e vështirë mendërisht është të pranosh se nuk e di sesa do të zgjasë. Mua më zgjati për 31 ditë”, teksa përshkruan momentin kur mësoi se ishte kuruar:

“Ishte e jashtëzakonshme, shumë prekëse dhe nuk do e harroj kurrë. Më në fund do të mund të shihja familjen time pas një muaji. ”

Lucie Laville

Lucie Laville, infermiere reanimatore në Spitalin Universitar të Gjenevës tha se u zemërua kur mësoi se duhet të qëndronte në karantinë:

“Për mua, pjesa më e vështirë ishte se e dija që ndihma ime ishte e nevojshme në departamentin e reanimacionit ndërkohë që unë duhet të qëndroja në shtëpi, pa simptoma.”

“Një natë që patëm një të vdekur, ishte një zotëri i moshuar. Ai ishte pacienti im, qëndruam me të dhe e mbajtëm nga dora”.

“I thamë se familja e tij do të kishte dashur të qëndronte me të, por se nuk munden, jo sepse nuk duan.”

“Ishte shumë e vështirë”, tha Laville.

pacient 3


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER