Ursula von der Leyen: Në këtë krizë të paprecedentë, ne jemi më të fortë së bashku

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një fjalim të mbajtur ditën e sotme për krizën e coronavirusit që ka prekur të gjithë botën, ka thënë se në këtë luftë duhet të jemi të gjithë bashkë dhe duhet të ndihmojmë vendet që kanë më shumë nevojë. 

Ajo ka shprehur solidaritetin europian, ndërsa ka falenderuar Danimarkën, e cila do të dërgojë një numër respiratorësh në Spanjë dhe Itali. 

“Coronavirusi ka goditur të gjithë vendet e Bashkimit Europian dhe ka vendosur nën presion të gjithë sistemet tona shëndetësore. Por disa shtete, në veçanti Italia dhe Spanja, janë goditur më herët dhe më shumë se vendet e tjera. Mbështetja nga BE dhe nga shtetet e BE-së është thelbësore për t’i ndihmuar ata në trajtimin e kësaj pandemia. Solidariteti jonë europian mund të shpëtojë jetë. Ajo që spitalet në këto vende kanë më shumë nevojë janë respiratorët. I jam shumë mirënjohëse Danimarkës, e cila do të dërgojë respiratorë dhe një spital terreni në Itali”, ka thënë von der Leyen. 

Presidentja e Komisionit ka njoftuar se disa ekipe mjekësh dhe infermierësh europianë nga Rumania dhe Norvegjia janë dërguar në Itali përmes një mekanizmi europian, ndërsa nga buxheti i BE-së janë blerë 150 respiratorët e parë, të cilët janë nën prodhim dhe do të dërgohen menjëherë drejt vendeve që kanë nevojë për to. 

“BE do të japë më shumë mbështetje. Ne po krijojmë një rezervë strategjike të respiratorëve për t’i dërguar në shtetet të cilat ia kanë nevojën më shumë. Rumani është ofruar të jetë shteti i parë i kësaj rezerve të BE-së. 150 respiratorët e parë, të paguar nga buxheti i BE-së, janë nën prodhim dhe do të dërgohen në vendet që kanë nevojë të menjëhershme për to. Gjithashtu ne së bashku, nëpërmjet një prokurorimi të përbashkët, po blejmë pajisje mbrojtëse siç janë maskat”, është shprehur presidentja. 

“Në këtë krizë të paprecedentë ne jemi më të fortë së bashku, në Bashkimin Europian”. 


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER