Komisioni Europian: Strategjia për të lehtësuar kufizimet, konferencë donatorësh më 4 maj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, paraqiti sot para gazetarëve strategjinë që do të ndjekë BE-ja për të lehtësuar kufizimet.

Sipas saj, masat e përgjitshme do të zëvendësohen nga ato specifike, që do të bëhen sipas kushteve të secilit vend, dhe rihapja e veprimtarive ekonomike do të bëhet me shumë kujdes, me faza të ndryshme, duke zbatuar me rreptësi masat higjienike që janë shumë të thjeshta për t’u zbatuar, por shumë të dobishme.

Presidentja tha se pandemia është botërore dhe virusi nuk bën dallim midis vendeve të pasura e të varfra, ndaj përgjigja duhet të jetë botërore. G20 e ka kthyer në qendër të vëmendjes, dhe BE e mirëpret bashkëpunimin në shkallë botërore për t’i bërë ballë pandemisë.

“Kjo përfshin masat për të përshpejtuar punën me diagnostifikimin, trajtimin dhe zhvillimin e vaksinave. Kur të kemi vaksinën, ajo do të përdoret në të gjithë botën. Kjo është mundësia më e mirë për t’i bërë ballë, bashkëpunimi botëror”, tha von der Leyen.

Për ta mbështetur këtë nismë do të duhen fonde, ndaj BE do të organizojë një konferencë dhurimesh më 4 maj që t’i adresohet boshllëqeve të financimit.

“Kemi nisur të bashkëpunojmë me organizata botërore të njohura, si ‘Bordi i Menaxhimit të Përgatitjeve Botërore’, platformat ‘SEPI’, ‘GAVI’, “Welcome Trust” dhe ‘Fondacioni Gates’, në bashkëpunim të ngushtë me OBSH-në. Shpresoj që vendet dhe organizatat në të gjithë botën t’i përgjigjen kësaj thirrjeje”.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER