Mbretëri e Bashkuar, kufizimet do të qëndrojnë të paktën edhe për 3 javë të tjera

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sekretari i Jashtëm i Britanisë Dominic Raab ka bërë me dije se kufizimet në Mbretërinë e Bashkuar do të qëndrojnë të paktën edhe për 3 javë të tjera.

“Të dhënat nga dita e sotme tregojnë se në Mbretërinë e Bashkuar janë testuar 327.608 persona, prej të cilëve 103.093 kanë rezultuar pozitivë dhe fatkeqësisht 13.729 kanë ndërruar jetë”, u shpreh Raab.

Më tej ai shtoi se lehtësimi i masave në kushtet aktuale do të ishte një cenim si për shëndetin publik, ashtu edhe për ekonominë.

Raab theksoi se prioritet do të jenë mjekët dhe heqja e barrës së sektorit shëndetësor duke shmangur mbipopullimin e spitaleve, teksa ka falënderuar këmishët e bardha për punën e pareshtur në luftën kundër COVID-19.

Së dyti, sekretari deklaroi se përpara se të lehtësohen masat, është e rëndësishme që shifrat e të prekurve dhe viktimave të jenë në zbritje, teksa deklaroi se “jemi të sigurt që piku ka kaluar”.

Megjithatë, sipas Raab ajo që mbetet më e rëndësishmja është shmangia e një rikthimi të sëmundjes: “Ky do të ishte rezultati më i keq, jo vetëm për shëndetin publik, por për ekonominë dhe për gjithë vendin në tërësi”.

 

Lexoni gjithashtu:

Edhe Britania arrin pikun, disa shtete europiane nisin hapjen graduale të bizneseve

Gruaja 106-vjeçare mposht COVID-19


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER