Më pak viktima në Europë, në disa shtete rinis hapja graduale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për herë të parë që nga nisja e pandemisë në Francë raportohet për një ulje të personave të infektuar me COVID-19. Po ashtu për të shtatën ditë radhazhi ka pasur edhe një numër më të vogël të pacientëve në terapi intensive. Më shumë se 17,000 njerëz kanë humbur jetën në Francë për shkak të virusit qoftë në spitale por edhe në qendrat e kujdesit.

Për të ndihmuar vendin për të tejkaluar krizën qeveria bëri me dije një  një paketë  të re me masa ekonomike me vlerë 110 miliardë euro, përfshirë ndihmën financiare për familjet me të ardhura të ulëta.

Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar për të katërtën ditë u raportua për më pak se 800 viktima, duke arritur totalin prej 13 mijë të vdekur për shkak të COVID-19. Sipas autoriteteve vendi është duke prekur pikun e pandemisë.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që ne nuk  kemi arritur ende pikën ku duam , shikoni numrat e vdekjeve, kjo do të thotë se kemi kaluar pikun.  Por ne të gjithë mendojmë se kurba po ulet. Për fat të keq, nga momenti ku jemi, numri i lartë i vdekjeve do të vazhdojë, me siguri për një kohë të shkurtër”, është shprehur një zyrtar mjekësor. 

Sekretari i Jashtëm, Dominic Raab do të përcaktojë planet për një zgjatje të bllokimit potencialisht për tre javë të tjera.

Ndërsa shkalla e përhapjes së infeksionit vazhdon të ngadalësohet në Itali, 578 viktima ditën e djeshme, qeveria gradualisht po lejon që disa biznese të rihapen. Lombardia, rajoni verior më i goditur nga virusi ka kërkuar rifillimin e aktiviteteve të saj prodhuese nga 4 maj, një ditë pasi mbyllja e derimëtanishme e Italisë të përfundojë.

Ndërkohë Kancelarja gjermane Angela Merkel planifikon të lejojë dyqanet e vogla të rihapen  javën që vjen, por do të ketë rregulla të ashpra të distancimit shoqëror. Shkollat duhet të qëndrojnë të mbyllura deri në 4 maj dhe kontrollet kufitare do të vijojnë për 20 ditë të tjera.

.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER