761 viktima në Francë përgjatë 24 orëve të fundit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë në Francë Jerome Salomon tha gjatë një konference për shtyp se përgjatë 24 orëve janë regjistruar 761 viktima nga COVID-19, duke e çuar numrin total në 18.681.

Autoritetet shëndetësore raportuan se janë pranuar 243 qytetarë në repartin e terapisë intensive, çka shënon një rënie nga dita e djeshme.

“Po vërejmë një rënie të ritmit dhe shpejtësisë së përhapjes së epidemisë. Kjo ka të bëjë me përpjekjet e popullit francez. Mesazhi është paksa i çuditshëm, por pas masave izoluese qëndron përgjegjësia e francezëve për të frenuar virusin përmes veprimeve të tyre”, tha Salomon.

 


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER