Macron paralajmëron BE-në: Momenti i së vërtetës, dëshmoni solidaritet financiar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Pa dëshmuar solidaritet në këto kohë Eurozona mund të bjerë në kolaps, kështu u shpreh presidenti francez Emmanuel Macron në një intervistë për prestigjiozen ‘Financial Times’.

Kreu i Elizesë ndër të tjera shtoi se vendet anëtare të BE nuk kanë asnjë zgjedhje tjetër, por të krijojnë një fond të përbashkët rimëkëmbjeje. Franca ka bërë presion për krijimin e një fondi për ndarjen e borxhit të përbashkët sipas nevojave të vendeve – një ide e kundërshtuar nga Gjermania dhe Hollanda.

“BE-ja përballet me një moment të së vërtetës për të vendosur nëse është më shumë sesa një treg i vetëm ekonomik – në të kundërt mungesa e solidaritetit do të nxisë zemërimin populist në jug dhe do të shkatërrojë BE-në si një projekt politik”, tha ai.

Ndër të tjera gjatë intevistës Macron shprehet se ka ardhur koha të merret parasysh ajo që më parë nuk as mund të imagjinohej.

“Unë nuk e di nëse jemi ne fillim apo në mesin e një krize, askush nuk e di, ka shumë pasiguri dhe kjo duhet të na bëjë më të përulur”, u shpreh shefi e Elizesë.

Një situatë e tillë sipas presidentit francez, do të ndryshojë natyrën e globalizmit, me të cilin kemi jetuar për 40 vite

I pyetur per reagimin autoritar të Kinës për të mbajtur nën kontroll përhapjen e coronavirus, Macron i u përgjigj se kanë ndodhur shumë gjëra për të cilat ne nuk kemi shumë dijeni dhe se nuk ekziston asnjë krahasim midis shoqërive të hapura dhe atyre ku e vërteta është e shtypur.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER