Testimi derë më derë, studimi i shkencëtarëve në Mynih për të kuptuar efikasitetin e masave kufizuese

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ekip shkencëtarësh nga Instituti Universitar i Mynihut për Sëmundjet Tropikale, kryen teste të coronavirusit derë më derë të premten si pjesë e një studimi mbi pandeminë dhe efikasitetin e mundshëm të antitrupave.

Kreu i Laboratorit të testimeve, Andreas Wieser, shprehet se për të kuptuar saktësisht se sa njerëz janë infektuar me SARS Cov2, është e nevojshme të kryen sa më shumë testime.

“Përcaktimi i numrit të rasteve të panjohura është shumë i rëndësishëm. Ne duhet të dimë se sa është përhapur dhe se sa infeksione të reja të SARS-CoV-2 ka në Gjermani. Grupe të caktuara të pacientëve janë më të përshtatshëm se disa të tjerët. Ne gjithashtu duam të dimë se sa njerëz infektohen nga koronavirusi pa pasur simptoma ose vetëm me simptoma shumë të lehta, ata që as nuk janë të vetëdijshëm për virusin. Dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme t’i testoni këto raste disa herë, sepse në këtë mënyrë do të gjejmë edhe njerëzit që nuk kanë simptoma ose simptoma të lehta”, thotw Andreas Wieser, kreu i Laboratorit të testimeve në Klinikën Universitare.

Përveç analizimit të përhapjes së virusit, shkencëtarët gjithashtu shpresojnë të marrin informacione në lidhje me antitrupat e njerëzve që ishin infektuar më parë me COVID-29  pa shfaqur simptoma.

Sipas universitetit, vizitat nga dera më derë për studimin do të përzgjidhen në mënyrë rastësore.

Me këtë iniciativë, shpencëtarët shpresojnë të gjejnë një përgjigje për efikasitetin që kanë masat e izolimit, ajo e distancës sociale e fizike në luftën me COVID-19.

Rezultatet e studimit mund të ndihmojnë më vonë politikëbërësit në vendimet e tyre për heqjen e masave kufizuese.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER