Restoranti italian përgatitet për një sezon turistik të pazakontë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pronari i një restoranti italian ka nisur që tani të marrë masa për një sezon turistik të paimagjinueshëm më parë në plazh Fregenea, pranë Romës.

Qyteti bregdetar i Fregeneas ka çdo vit një numër të lartë turistësh që mbërrijnë kryesisht nga qytetet përreth dhe plazhi frekuentohet kryesisht nga familjarë.

Por teksa Italia po i afrohet javës së shtatë në izolim, dyqanet dhe restorantet duhet të përshtaten me gjendjen në të cilët ndodhen dhe të përballen me një sezon turistik të pazakontë.

“Ndërsa jemi në pritje të një dekreti të ri qeveritar, u përpoqëm që të parashikojmë situatën që do të vijë duke i dhënë vëmendje të veçantë sigurisë së klientëve tanë. Kështu që, nga një dhomë me kapacitet një prej 100 personash, tani kemi rreth 45,” thotë pronari i restorantit Cristiano Sequi.

Të premten në Itali u regjistruan 575 viktima, një shifër më e lartë nga dita e mëparshme ku u regjistruan 525.

Numri i rasteve të reja po shkon drejt rënies dhe shkencëtarët thonë se kryesisht rastet e të prekurve janë raste brenda familjes.

Gjithsej, 22.745 persona kanë ndërruar jetë nga coronavirus në Itali, shifra më e lartë pas Shteteve të Bashkuara.

 

Lexo më shumë: 

A është ende herët për të hequr masat kufizuese në Europë?

Coronavirus, Itali: Më pak raste të reja, por rritet sërish numri i viktimave


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER