Papa Françesku paralajmëron njerëzimin: Ekziston një virus akoma më i keq nga i cili rrezikohemi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Papa Françesku bëri thirrje për një vizion të përbashkët të botës pas krizës së COVID-19, duke u shprehur se lëvizja pa solidaritet global apo përjashtimi i sektorëve të shoqërisë nga rimëkëmbja, do të rezultonte në “një virus akoma edhe më të keq të indiferentizmit egoist”.

“Mëshira nuk i braktis ata që mbeten pas. Tani, ndërsa mendojmë për daljen e ngadaltë e të lodhshme nga pandemia, na cenon pikërisht ky rrezik: të harrojmë ata që kanë mbetur mbrapa.

Ka rrezik të na godasë një virus akoma edhe më i keq, ai i egoizmit indiferent. Transmetohet, duke u nisur nga ideja se jeta përmirësohet, nëse përmirësohet për mua; se gjithçka do të shkojë mirë, nëse do të shkojë mirë për mua. Fillohet këtu e arrihet në përzgjedhjen e njerëzve, në mënjanimin e të varfërve, në sakrifikimin e atyre që kanë mbetur pas në altarin e progresit”, tha Papa.

Ati i shenjtë i Vatikanit tha se pandemia nuk përzgjedh, ajo na kujton se jemi të gjithë njëlloj dhe se tani është koha për të zhdukur pabarazitë.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER