Vaksina kundër COVID-19, shkencëtarët në Britaninë e Madhe nisin testimet javën e ardhshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shkencëtarët në Britani të cilët janë duke punuar për gjetjen e një vaksine kundër SARS Cov2, shpresojnë të fillojnë provat klinike deri në fund të javës tjetër.

Profesoresha e Universitetit të Oksfordit, Sarah Gilbert, deklaroi per BBC se askush nuk është imunizuar deri më tani, por gjithsesi ekipit të saj i është dhënë leja që të fillonin rekrutimin e vullnetarëve për kryerjen e testeve të vaksinës.

Gilbert shpreson se testimet klinike do të fillojnë brenda ditëve në vijim, ndërsa shtoi se shkencëtarët janë në pritje të kryerjes së testeve të testeve përfundimtare të sigurisë dhe më tap të jepet miratimi  përfundimtar.

Studiuesve iu duhet mbështetje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për përshpejtimin e prodhimit të vaksinës.

Pak ditë më parë në Britani u krijua një grup të ri pune për coronavirusin, si pjesë e përpjekjeve për gjetjen e një vaksine dhe vënien e saj në dispozicion të publikut sa më shpejt që të jetë e mundur.

Qeveria njoftoi se 21 projekteve të reja kërkimore do t’u vihet në dispozicion një fond me vlerë 14 milionë paund për të përparuar me shpejtësi në gjetjen e vaksinës dhe vënien e saj në dispozicion për trajtimin e sëmundjes së COVID-19.

Deri më tani, në Britaninë e Madhe ka 115.314 të infektuar me SARS Cov2 dhe 15.498 të vdekur.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER