Conte skeptik për Mekanizmin e Stabilitetit Evropian: S’e kemi harruar çfarë iu ndodhi grekëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri italian, Guiseppe Conte nuk i ka kursyer tonet e ashpra për BE-në në këtë kohë të vështirë që po kalon Italia, duke u shprehur se ishte e pabesueshme që Italia ishte lënë e vetmuar në këtë përballje me COVID-19. 

Conte ka përsëritur gjithashtu thirrjet e tij për Bashkimin Evropian, për lëshimin e bonove të përbashkëta të zonës së euros, si një mënyrë për të treguar solidaritetin e bllokut në trajtimin e krizës së coronavirusit të ri.

Në një intervistë për gazetën gjermane, ‘Doiçe Zeitung’, që pritet të publikohet e plotë ditën e hënë, kryeministri italian tha se lëshimi i bonove të tilla nuk kishte të bënte me socializimin e borxhit të mëparshëm ose atë të ardhshëm të Italisë.

Conte foli edhe për Mekanizmin e Stabilitetit Evropian, duke shpjeguar se fondi për shpëtimin e shteteve, në Itali ka një reputacion të keq.

“Ne nuk e kemi harruar krizën e fundit financiare, ku grekëve iu desh që të bënin sakrifica të papranueshme për të marrë kredi”, tha ai.

“Nuk është e fshehtë, – tha Conte, – se edhe unë jam thelbësisht skeptik për Mekanizmin e Stabilitetit Evropian. Dhe madje tani që Eurogroup ka dhënë dritën e gjelbër për kreditë e reja pa limit, do të jetë e nevojshme të shihni nëse linja e re e kredisë me të vërtetë do të jetë e pakushtëzuar”.

Komuniteti shqiptar është ndër më të prekurit nga coronavirus në Itali. Sipas të dhënave zyrtare, në qytetin e Bergamos, që është dhe një ndër qytetet më të prekura të Italisë,  shqiptarët janë kombësia më e infektuar nga coronavirus, pas Italianëve, të ndjekur nga rumunët e marokenët. Në Bergamo, jetojnë rreth 11 mijë shqiptarë.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER