Evropa

Ekonomistja shqiptare në Suedi: Vendimi për të mos e mbyllur vendin, sepse e njohin fuqinë e sistemit të tyre shëndetësor

Përditësimi i fundit: 24/04/2020 - 11:14
Text size Aa Aa

një lidhje direkte nga Suedia, Luiza Haxhijahaj, ekonomiste shqiptare tha se Suedia vendosi këtë strategji duke ditur se sistemi i saj shëndetësor ka kapacitete të mjaftueshme përpërballuar pandeminë.

Situata tha ajo është normale dhe i vetmi impakt është ndjerë në reduktimin e vendeve të punës, si pasojë e masave kufizuese dhe e krizës ekonomike që po kalojnë shumë vende.

“Jeta vazhdon normalisht në Suedi, çdo gjë duket normale, përveç faktit që dëgjojmë raste të të prekurve dhe fatkeqësisht edhe të vdekjeve. Çdo gjë është e hapur, restorantet, kafenetë, marketet, çdo gjë është normale. Kjo bëhet me qëllim që popullsia të ketë imunitet ndaj virusit jo virusi ndaj popullsisë.

Deri tani shëndetësia suedeze ka treguar se kapacitet i ka mjaft të mirë, përpos faktit që nëse do të ketë numër më të madh të të prekurve nuk dihet.

Duke e ditur kapacitetin e tyre në shëndetësi, nuk kanë vënë masa shumë shtrënguese, vetëm duke këshilluar që të ruhet distanca dhe që të ndihmohen të moshuarit. Nuk janë mbyllur as kopshtet, as shkollat 9-vjeçare, e vetmja gjë mund të thuhet është që ka prekur sado pak ekonominë për shkak të efektit të krijuar nga kriza e vendeve të tjera”, tha ajo.

Tregime të lidhura