Evropa

Kamerat filmojnë shpërthimin e meteorit mbi Brazil

Përditësimi i fundit: 25/04/2020 - 20:07
Text size Aa Aa

Një observator në Brazil ka kapur çastin kur një meteor përshkon të gjithë qiellin e më pas shpërthen teksa shpërbëhet nga atmosfera e tokës.

Sipas raportimeve, meteori ka shpërthyer në rajonin Rio Grande do Sul të Brazilit.

Profesori Karlos Fernando Jung, nga Observatori Hapësinor “Heller Jung”, tha se trupi qiellor kishte kontaktuar me atmosferën e tokës nw njw lartwsi prej 106.4 kilometrash, dhe kishte shpërthyer 67 kilometra përmbi qytetet e Nova Petropolisit, Calenas dhe Gramados.

“Meteori u kap me dy kamera te observatori i Takeras, në Rio Grande do Sul. Veç kësaj, e kanë kapur dhe dy kamera të tjera, në Santa Katerino, një qytet në Monte Castoelo, si dhe nga Florianopolisi”, tha prof.Fernando.

 Shpërthimi i meteorit në atmosferë nuk ka shkaktuar asnjë dëm.

Tregime të lidhura