Evropa

Restoranti me shporta/ Ideja e çiftit në Suedi, ushqimi me litar nga kuzhina në tavolinë

Përditësimi i fundit: 12/05/2020 - 07:35
Text size Aa Aa

Në kohën kur të gjitha bizneset do të duhet të rimëkëmben pas krizës dhe izolimit të shkaktuar nga COVID19 do të duhet të mendojnë për ide të reja për të ftuar klientët dhe për të rinisur normalitetin sigurisht duke respektuar tashmë edhe masat shëndetësore.

Një ide interesante po aplikon një çift në Suedi, të cilët kanë hapur një restorant të sigurt kundër COVID-19. Shërbimi ofrohet në një livadh ku gjenden tavolina dhe karrige.

Në restorantin ‘pop up’ nuk ka kamerierë dhe ushqimi përgatitet nga kuzhinieri Rasmus Persson dhe sillet në tryezë në një shportë nga dritarja e kuzhinës përmes një sistemi me litar.

Persson dhe partnerja e tij Linda Karlsson, të cilat kohët e fundit janë zhvendosur në Ransater, e cila është rreth 350 kilometra në perëndim të Stokholmit, menduan një zgjidhje të tillë kur prindërit i vizituan në mars.

Çifti përgatiti një tryezë jashtë, në mënyrë që ata të mos u duhej të shkonin në ambiente të mbyllura, duke e shërbyer darkën nga dritarja.

E duket se kjo ide pati sukses, pasi për të gjithë majin restoranti i natyrës është prenotuar dhe duket se e gjithë vera do të jetë e mbushur me klientë.

Linda shprehet se as shiu nuk do t’i ndalë, pasi kanë marrë masat mbrojtëse dhe për më shumë sa i përket pagesë, është vetë klienti ai që vendos sa duhet të paguajë për shërbimin.

Tregime të lidhura