Evropa

A do të ketë pushime verore këtë vit? KE gati listën me rekomandime për heqjen e kufizimeve të udhëtimit

Përditësimi i fundit: 13/05/2020 - 07:44
Text size Aa Aa

Komisioni Europian synon që këtë verë njerëzit të kenë mundësinë të udhëtojnë, si dhe që bizneset e turizmit të rihapen në mënyrë të koordinuar.

Sipas disa versioneve të planit, të cilat po qarkullojnë në mënyrë jo-zyrtare, Komisioni do të rekomandojë këtë të mërkurë që të rikthehen udhëtimet si dhe që të hiqen kontrollet kufitare brenda BE-së.

Por kushti kryesor është që përhapja e virusit duhet të vazhdojë të jetë në rënie.

Veç kësaj, personat që do të lejohen të udhëtojnë duhet të testohen më parë, ose të jenë banorë të një zone me përhapje të ulët infeksioni.

Komisioni do të trajtojë edhe çështjen e debatueshme të rimbursimit të fluturimeve me kuponë udhëtimi.

Drejtuesit e BE-së këmbëngulin se rimbursimi i parave të biletës së anuluar do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi si garanci për klientët.

Megjithatë, do të kenë edhe sugjerime që kompanitë t’i ndryshojnë kuponët e t’i bëjnë më të pranueshme për udhëtarët.

Mund të lexoni gjithashtu:

Rikthimi i fluturimeve, aeroportet hapin dyert nën masa të rrepta sigurie

Lehtësimi i masave kufizuese kthen shijen e vërtetë të birrës çeke

Tregime të lidhura