Evropa

Hungari, arrestohen zërat kritik të rrjeteve sociale, teksa BE debaton mbi fuqitë e Orban

Përditësimi i fundit: 14/05/2020 - 14:48
Text size Aa Aa

Politikanët e partive opozitare në Hungari janë të shqetësuar nga një sërë arrestimesh që janë kryer së fundmi me pretendimin e përhapjes së panikut në rrjete sociale mbi pandeminë e coronavirus.

Ata i tremben faktit se zërat kritikë ndaj qeverisë janë duke u heshtur dhe akuzojnë kryeministrin Viktor Orban për abuzim të fuqive speciale që iu akorduan në mars.

Kjo vjen pasi BE, duke përmendur Hungarinë, bëri thirrje qe fuqitë e shtuara të qeverive gjatë kohës së krizës të fillojnë të hiqen së bashku me lehtësimin e masave.

Të paktën 3 persona janë arrestuar në shtëpitë e tyre dhe janë marrë në pyetje për disa orë rreth disa postimeve nëpër rrjetet sociale.

Policia ka thënë se janë duke hetuar 86 çështje sipas legjislacioneve të emergjencës të miratuara më 30 mars pasi pretendohet se ata kanë publikuar “informacione të rreme”. “Policia po monitoron vazhdimisht internetin”, thuhej në një deklaratë.

Zërave kritik po iu mbyllet goja

Të mërkurën, një anëtari i partisë opozitare Momentum u arrestua në jug të Hungarisë, pas një postimi kontroversial në rrjete sociale mbi politikat e qeverisë për të mos krijuar hapësira në spitale për persona që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.  

Tregime të lidhura