Evropa

Italia nis fluturimet nga 3 qershori, kryeministri Conte nënshkruan dekretin

Përditësimi i fundit: 16/05/2020 - 08:54
Text size Aa Aa

Më 3 qershor, Italia do të lejojë udhëtimet dhe fluturimet brenda e jashtë vendit, në vazhdën e lehtësimit të masave pas coronavirusit.

Kryeministri Giuseppe Conte nënshkroi një dekret këtë të shtunë, ndërsa më herët gjatë javës, qeveria miratoi një paketë prej 55 miliardë eurosh për të kompensuar ndikimin ekonomik të pandemisë tek familjet dhe bizneset.

Ky vendim përbën një hap madhor në përpjekjet e vendit për të rihapur ekonominë, pas më shumë se dy muajsh karantinë. Italia kishte një prej bilanceve më të tragjike të vdekjeve për shkak të COVID-19, por nivelet e infektimit kanë rënë ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.

Kujtojmë se Italia ishte vendi i pare në Evropë që vendosi kufizime mbarëkombëtare kur rastet me coronavirus filluan të shfaqeshin në rajonet veriore në muajin shkurt.

Tregime të lidhura