Evropa

Ilaçi kundër COVID-19, BE rrit interesin për Remdesivirin

Përditësimi i fundit: 18/05/2020 - 16:25
Text size Aa Aa

Kreu i Agjencisë Evropiane të Mjekësisë, Guido Rasi deklaroi të hënën se një autorizim paraprak për përdorimin e ilaçit Remdesivir për trajtimin e të sëmurëve me COVID-19 mund të jepet në ditët në vazhdim.

Agjencia Evropiane e Mjekësisë ka lëshuar tashmë një rekomandim të moderuar për përdorimin e Remdesivir-it, që parashikon administrimin e një ilaçi tek pacientët pa qenë tërësisht i autorizuar.

Përveç Remdesivir-it, zyrtari i lartë tha se mënyra të tjera të trajtimit të COVID-19 mund të jenë në dispozicion së shpejti, duke saktësuar se bëhet fjalë për antitrupat që mund të bllokojnë koronavirusin e ri SARS-COV-2, që shkakton së mundjen e COVID-19.

Me vende të ndryshme në mbarë botën që po luftojnë me epideminë, interesi për Remdesivir ka qenë i lartë pasi për momentin nuk ka vaksina të aprovuara për trajtimin e koronavirusit.