Evropa

Lehtësimi i masave, rikthehet trafiku rrugor në Londër

Përditësimi i fundit: 18/05/2020 - 14:36
Text size Aa Aa

Londra u duk se iu kthye periudhës së para bllokadës ditën e hënë, kur nga lehtësimi i masave kufizuese u verifikua një volum i madh trafiku.

Kryeministri Boris Xhonson inkurajoi javën e kaluar njerëzit që të ktheheshin në punë nëse nuk mund ta bënin atë nga shtëpia, si dhe u bëri thirrje atyre që të shmangnin transportin publik, si mënyrë parandalimi e përhapjes së koronavirusit.

E ndërsa sistemi nëntokësor i metrove ka pasur një rritje të përdorimit, stacionet hekurudhore duket se kanë mbetur bosh, pavarësisht se ofruesit e shërbimit kanë rritur numrin e trenave.

Disa udhëtarë nga jashtë Londrës mund ta marrin parasysh rritjen e volumit trafikut, por anashkalimi i trenit për makinën bart problemet e veta, pasi në qendër të Londrës veprohet me një tarifë ditore mbingarkese dhe një ndalim të të gjitha automjeteve që nuk respektojnë standardet e emetimeve.

Megjithatë, rrjeti hekurudhor britanik rinisi nga puna ditën e hënë, duke rritur edhe shqetësimin se më shumë njerëz do të fillojnë të përdorin trenat, gjë që mund të çojë në një tejmbushje të vagonëve.

Rrjeti hekurudhor, i kontrolluar nga një operator shtetëror, deklaroi se do të vërë në dispozicion rreth 3 mijë trena më shumë në ditë, por distanca sociale do të thotë se kapacitetet e tyre do të kufizohet në rreth 10 deri 13 për qind të niveleve normale.

Tregime të lidhura