Evropa

Të bashkuar kundër COVID! Apeli i Merkel: Të përmirësohen procedurat e OBSH-së

Përditësimi i fundit: 18/05/2020 - 16:02
Text size Aa Aa

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi të hënën se pandemia e koronavirusit mund të tejkalohet më shpejtë nëse bota punon së bashku për ta frenuar atë.

“Mënyra se si përballemi me këtë ndryshim do të karakterizojë shoqëritë tona si dhe komunitetin ndërkombëtar. Jam e bindur se do ta tejkalojmë pandeminë e koronavirusit. Sa më shumë të punojmë së bashku, aq më shpejtë do ta arrijmë këtë objektiv”, deklaroi Merkel.

Kancelarja nënvizoi se është e nevojshme të shihet nëse procedurat e veprimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mund të përmirësohen.

“OBSH-ja është institucioni legjitim global ku të gjitha fijet bashkohen. Dhe ajo që duhet të bëjmë është të shohim se si mund të përmirësojmë më tej funksionimin e saj. Kjo përfshin edhe garantimin e një financimi të qëndrueshëm”, tha Merkel.

Deklaratën e saj, Merkel e bëri në një video mesazh drejtuar takimit të Asamblesë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Tregime të lidhura