Evropa

COVID-19 në Britani, bilanci i vdekjeve shkon në 43 mijë

Përditësimi i fundit: 19/05/2020 - 13:10
Text size Aa Aa

Kuota e vdekjeve nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur thuajse në 43 mijë, duke e konfirmuar vendin si ndër më të prekurit nga virusi në Evropë dhe duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e menaxhimit të situatës nga kryeministri Boris Johnson.

Shifrat e reja për Anglinë dhe Uellsin e çuan bilancin e vdekjeve në të paktën 42 mijë e 990, shifër kjo që përfshin të dhënat e publikuara më parë për Skocinë dhe Irlandën e Veriut.

Ekonomia britanike ka përjetuar gjithashtu një goditje të rëndë në thuajse dy muaj bllokadë.

Numri i personave që kërkojnë përfitimet nga papunësia arriti në prill në nivelin më të lartë në 24 vjet, duke dhënë një sinjal të qartë të situatës së rëndë, që ka gjasa të përkeqësohet në muajt e ardhshëm.

Të dhënat e publikuara të martën më 19 maj treguan se personat e kësaj kategorie u rritën me 856 mijë e 500 njësi duke arritur në 2.1 milionë, me një rritje prej 69 për qind prej muajit mars.

Bëhet fjalë për nivelin më të lartë që prej korrikut të vitit 1996, kur ekonomia e Britanisë po rimëkëmbej nga recesioni i thellë i shkaktuar nga përpjekja e dështuar për të qëndruar në Mekanizmin Europian të Këmbimit, që në vitin 1992 i kishte çuar normat e interesit në 15 për qind.

Ministria britanike e Financave ka deklaruar se një skemë huaje e mbështetur 100 për qind nga shteti për të ndihmuar kompanitë e vogla të prekura nga kriza ekonomike ka mbledhur deri tani 14.18 miliardë paundë.

Tregime të lidhura