Evropa

COVID-19 në Spanjë, Madridi ruan kufizimet

Përditësimi i fundit: 19/05/2020 - 14:32
Text size Aa Aa

Pavarësisht lehtësimit të disa prej masave anti-COVID, Madridi mbeti në bllokadë ditën e martë, me baret e mbyllura dhe njerëzit që mund të shëtisnin vetëm në fashën orare të caktuar.

Subjektet që vazhduan aktivitetet ishin dyqanet e lotarive, si dhe kantieret e ndërtimit, përfshirë atë në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shtëpia e ekipit të futbollit Real Madrid.

Dita e hënë ishte më e lehtësuar në kryeqytetin spanjoll, ku dyqanet hapën dyert pasi qeveria hoqi disa nga kufizimet më të ashpra, një prej të cillëve u lejonte subjekteve tregtare të vepronin pa orare të caktuara.

Rajoni i Madridit, së bashku me Barcelonën nuk hynë në Fazën e Parë të programit të lehtësimit të masave të qeverisë, që synojnë të nxjerrin vendin nga një prej bllokadave më të ashpra dhe të rikuperojnë ekonominë.

Sidoqoftë, edhe pse mbetën në Fazën Zero, me lehtësimin e disa prej masave dyqanet mund të presin klientë pa prenotuar takime dhe muzetë mund të hapen, edhe pse me kapacitete të reduktuara. Megjithatë, muzetë kryesorë të Madridit, si “Prado” dhe “Reina Sofia” nuk do të hapen deri në qershor.

Ditën e hënë bilanci  i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë ishte 59, që është dhe kuota më e ulët në dy muaj. Ndërsa totali i personave të vdekur arriti në 27 mijë e 209 njësi.

Tregime të lidhura