Evropa

BE miraton paketën e ndihmës makrofinanciare

Përditësimi i fundit: 20/05/2020 - 15:43
Text size Aa Aa

Këshili i BE-së miratoi sot ndihmën makro-financiare prej 3 miliard euro për dhjetë vende të zgjerimit dhe të fqinjësisë, në mbështetje për krizën e krijuar nga pandemia Covid-19.

Mbështetja financiare do të jepet në formë huash me terma shumë të favorshëm dhe shpërndahet siç vijon:

Shqipëria 180 milionë

Bosnje-Hercegovina 250 milionë

Gjeorgjia 150 milionë

Jordania 200 milionë

Kosova 100 milionë

Moldavia 100 milionë

Mali i Zi 60 milionë

Maqedonia e Veriut 160 milionë

Tunizia 600 milionë

Ukraina 1.2 miliardë

Ndihma e BE-së synon mbulimin e menjëhershëm nga këto vende të nevojave financiare që janë rritur për shkak të shpërthimit të Covid-19.

Sipas një njoftimi të Këshillit, bashkë me mbështetjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, fondet do të ndihmojnë rritjen e stabilitetit makro-ekonomik, dhe do të krijojnë hapësira për ndarjen e burimeve drejt mbrojtjes së qytetarëve dhe në lehtësimin e pasojave negative ekonomiko-sociale nga pandemia.

P043147 228994

Tregime të lidhura