Evropa

Britani, inflacioni bie teksa ekonomia del nga bllokada anti-COVID

Përditësimi i fundit: 20/05/2020 - 12:02
Text size Aa Aa

Një javë pasi britanikët u inkurajuan nga kryeministri Boris Johnson të riktheheshin në vendet e punës, në kuadër të lehtësimit të masave anti-COVD, shumë njerëz vijojnë të punojnë nga shtëpia.

Kjo ka bërë që ora e pikut në qendër të Londrës ditën e mërkurë të ishte sërish një hije e periudhës së para bllokadës.

Ndërsa punëtorët e sektorit të ndërtimit janë kthyer sërish në kantiere, zyrat dhe shumica e pikave të shitjes vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Mungesa e aktivitetit, e shkaktuar nga bllokada ka goditur ashpër ekonominë e vendit.

Kuota e inflacionit në Britani ra ndjeshëm në muajin prill duke arritur minimumin që prej gushtit të vitit 2016, teksa tregtarët iu drejtuan zbritjeve përballë bllokadës së koronavirusit.

Treguesi i çmimit për konsum ra në kuotën vjetore në 0.8 për qind në muajin prill, nga 1.5 për qind që ishte në mars, treguan të dhënat zyrtare.

Bilanci i vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar u rrit në 35 mijë e 341 njësi deri në orët e mbrëmjes së ditës së martë, me një rritje ditore me 545 persona, sikurse bëri të ditur ministri për Ambientin, George Eustice.  

Tregime të lidhura