Evropa

Hungaria miraton projektligjin që ndalon njohjen me ligj të gjinisë për transgjinorët

Përditësimi i fundit: 20/05/2020 - 17:07
Text size Aa Aa

Hungaria ka miratuar projektligjin i cili ndalon njohjen me ligj të qytetarëve transgjinorë dhe interseks.

Ligji i ri përkufizon gjininë në bazë të kromozomeve në lindje, duke e ndryshuar termin karakteristik nga “seks” në “seks i shënuar në lindje”.

Ky ndryshim do të thotë se transgjinorët nuk do të kenë më mundësi të ndryshojnë gjininë dhe emrin e tyre në dokumente zyrtarë, si për shembull dokument identifikimi dhe certifikata martesore.

“Duke qenë se ndryshimi i plotë i seksit nuk është i mundur, është e nevojshme të përmendet me ligj se nuk do të ketë më mundësi të ndryshohet në regjistrat e lindjes, martesave e as vdekjeve”, thuhej në një shënim shoqërues te amendamentit.

Ligji u propozua fillimisht nga zv-kryeministri i Hungarisë më 31 mars, si pjesë e një pakete amendamentesh ligjore.
Projektligji u miratua me 134 vota pro dhe 56 kundër, pas shumicës parlamentare prej dy të tretash të partisë së kryeministrit Viktor Orbán, pavarësisht kundërshtimeve nga partitë e tjera opozitare.

Legjislacioni është kritikuar gjerësisht nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Komisioneri i BE për të Drejtat e Njeriut si dhe anëtarë të Parlamentit Europian.

“Ky vendim e kthen Hungarinë pas në epokat e errëta dhe shkel të drejtat e qytetarëve transgjinor dhe interseks”, tha përmes një deklarate Krisztina Tamas-Saroy, hulumtuese në organizatën për të drejtat e njeriut “Amnesty International”.

“Do i bëjë më të ekspozuar ndaj diskriminimeve dhe do të thellojë edhe më shumë mjedisin jo tolerant dhe armiqësor me  të cilin përballet komuniteti LGBTI”.

 

Lexoni gjithashtu: 

Hungari, arrestohen zërat kritik të rrjeteve sociale, teksa BE debaton mbi fuqitë e Orban

Një qytet në Francë pezullon lidhjet me Poloninë pas deklaratave homofobike

Për herë të parë online, COVID-19 zhvendos në internet Paradën e Krenarisë LGBTI

 

Tregime të lidhura