Evropa

Kriza e coronavirus rihap debatin e Schengenit për Rumaninë, Kroacinë dhe Bullgarinë

Përditësimi i fundit: 20/05/2020 - 21:51
Text size Aa Aa

Të ngasësh makinën në Europë gjatë pandemisë do të thotë pritje në radhë të gjata dhe kontrolle kufitare nën rregulla strikte.

Eurodeputeti rumun Dacian Ciolos ka filmuar së fundmi udhëtimin e tij nga Bukureshti në Bruksel i cili ka zgjatur 20 orë.

Situata po ndryshon, me udhëzimet e reja nga Bashkimi Europian, një sërë vendesh i kanë sytë drejt rihapjes së kufijve, për të nxitur veçanërisht industrinë e turizmit.

Zv-presidenti i BE Margaritis Schinas tha se rekomandimet janë shumë të qarta.

“Nuk ka hapësirë për diskriminim”, tha ai. “Çdo masë duhet të bazohet në udhëzimet tona”.

Megjithatë, jo të gjitha shtetet e BE po marrin të njëjtin trajtim. Tre vende anëtare janë jashtë zonës së Schengenit; Kroacia, Rumania dhe Bullgaria.

Kriza e coronavirus i ka dhënë vendeve anëtare të Schengen një shije të realitetit të hidhur të udhëtimeve jashtë zonës së Schengenit, sipas eurodeputetit rumun Dragoș Tudorache.

“Ajo që po ndodh dy muajt e fundit për qytetarët e BE-së, ndodh prej 13 vitesh për rumunët, bullgarët dhe kroatët”.

Rumania dhe Bullgaria u bënë anëtare të BE-së në 2007, por problemet mbi shtetin e së drejtës kanë ngadalësuar progresin e tyre. Kroacia, e cila iu bashkua në 2013, ka kaluar fazat e tjera të procesit, duke marrë rekomandimin e Komisionit në tetor të vitit 2019.

Tudorache po kërkon një mesazh politik apo një shenjë, që vendet në listën e pritjes së Schengenit t’i jepet një mundësi.

Parlamenti Europian dhe Komisioni janë të mendimit që Rumania, Bullgaria dhe Kroacia janë teknikisht gati për t’u bashkuar, disa vende anëtare si Franca dhe Holanda, nuk janë shprehur gati për t’i pranuar.

Tregime të lidhura