Evropa

Mjekët në Britani testojnë ilaçin kundër malaria për COVID-19

Përditësimi i fundit: 21/05/2020 - 22:26
Text size Aa Aa

Edhe pse në fillim të kësaj jave presidenti amerikan Donald Trump u kritikua pasi tha po përdorte hidroksiklorikinë, për të mbrojtur veten nga COVID-1, pavarësisht paralajmërimeve  të ekspertëve për se ishte e pasigurt.

Nga dita e sotme, në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar testimi i dy ilaçeve anti-malarie, Chloroquine, hydroxychloroquine për të parë nëse ato mund të parandalojnë Covid-19.

Medikamentet do t'u jepen më shumë se 40,000 punonjësve të kujdesit shëndetësor, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me Covid-19 dhe vijnë nga Evropa, Afrika, Azia dhe Amerika e Jugut.

Synimi i këtij studimi është  të testojë nëse ilaçet mund të parandalojnë që punëtorët e kujdesit shëndetësor të ekspozuar ndaj virusit ta kontraktojnë atë.

Studiuesit britanikë shprehen se akoma nuk janë të sigurte nëse ndonjë prej këtyre medikamenteve është i dobishëm ose i dëmshëm kundër Covid-19". Por ata thanë se një testim i kujdesshëm do të ishte mënyra më e mirë për të kuptuar efektet e tyre.

Ilaçet mund të zvogëlojnë ethet dhe inflamacionin dhe përdoren si trajtim ndaj malaries.

Hydroksilklorikina, përdoret po ashtu edhe në trajtimin e artritit reumatoid dhe Lupusit - një sëmundje inflamatore, autoimunitare.

Ndërkohë që ekspertët në mbarë botën kanë bërë thirrje që të mos ketë përdorim të pakontrolluar të këtij medikamenti, pasi suksesi i tij nuk është i sigurt dhe mund të shkaktojë aritmi.

Tregime të lidhura