Evropa

Vendet e BE të angazhuara për të mbrojtur sektorin e turizmit

Përditësimi i fundit: 21/05/2020 - 15:47
Text size Aa Aa

Ministrat e Turizmit europian janë zotuar se do të mbështesin industrinë e turizmit, i cili përbën 10 për qind të PPB-së së BE.

Megjithatë, ata kanë kërkuar që kufijtë e jashtëm të BE të qëndrojnë të mbyllur të paktën deri në mes të qershorin, duke i lënë shumë persona të sektorit të hoteliereve të pasigurt në atë që duhet të presin.

Industria e turizmit është e dëshpëruar që të rimëkëmbë humbjet e shkaktuara nga masat shtrënguese të coronavirus, teksa autoritetet janë të kujdesshëm për lehtësimin e masave për shkak të frikës të një vale të  dytë të infektuarish.

Ndërkohë BE po përpiqet të sigurojë se rihapja e kufijve dhe hoteleve të bëhet në një mënyrë të koordinuar.

Greqia do të jetë ndër të parat që do të çelë sezonin turistik, duke hapur hotelet në 15 qershor, si dhe lejimin e fluturimeve ndërkombëtare me avionë privat në disa prej vendeve më popullore në korrik dukë këmbëngulur që siguria mbetet prioriteti i tyre.

“Vizitorët do të testohen për coronavirus dhe do ndjekim me përpikmëri protokollet shëndetësore por pa penguar rrezet e diellit dhe bukuritë natyrore të Greqisë”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një dalje publike të mërkurën.

Njoftimi nga ana e Greqisë vjen pasi ministrat e Turizmit të BE pranuan të bëjnë “çdo gjë që është e mundur për rimëkëmbjen e plotë të turizmit europian”.

Për të inkurajuar turizmin Greqia do të reduktojë taksat mbi transportin nga 24 për qind në 13 për qind, e cila do të sjellë bileta më të lira ajrore si dhe udhëtimeve me autobus gjatë sezonit turistik.

Tregime të lidhura