Evropa

Kisha në Gjermani hap dyert për besimtarët myslimanë

Përditësimi i fundit: 22/05/2020 - 21:56
Text size Aa Aa

Nga Gjermania vjen sot një mesazh harmonie fetare, një kishë në Berlin po pret myslimanët të cilët për shkak të udhëzimeve të distancës sociale nuk janë në gjendje të futen në xhaminë e tyre  gjatë lutjeve të së premtes.

Xhamia “Dar Assalam” normalisht mirëpret qindra myslimanë, por aktualisht mund të strehojë vetëm 50 persona për shkak të kufizimeve të vendosura për ndalimin e përhapjes së Covid-19.

Gjatë muajit të agjërimit të shenjtë të Ramazanit, kisha Marta Lutheran u hodh në ndihmë, duke pritur lutjet myslimane në arabisht dhe gjermanisht.