Evropa

Rimbyllen plazhet, ‘sjellja e papranueshme’ dhe mbipopullimi shkaktojnë frikë

Përditësimi i fundit: 22/05/2020 - 07:21
Text size Aa Aa

Rritja e numrit të turistëve në plazhet në Evropën veriore pas lehtësimit të masave kufizuese dhe rritjes së temperaturave, kanë alarmuar zyrtarët dhe ekspertët.

Tri qytete në Francën veriperëndimore rimbyllën plazhet e tyre për shkak të dështimit të respektimit të masave të sigurisë dhe mosrespektimin të distancimit social.

Autoritetet franceze rihapën qindra plazhe fundjavën e kaluar për vrapim, not dhe peshkim, por jo për të qëndruar me orë të zgjatura në bregdet.

Të mërkurën në mbrëmje, prefektura e Morbihan, në Britani, tha se plazhet në pesë bashki ishin mbyllur për shkak të "sjelljes së papranueshme" nga vizitorët ditët e fundit, veçanërisht sa i përket mosrespektimit të distancës sociale.

Disa komuna në Holandë ndërkohë, iu bënë thirrje turistëve gjermanë që të mos e kalojnë kufirin për një udhëtim gjatë festës publike të Ditës së Ngjitjes së Jezusit në qiell.

Numri i rasteve të konfirmuara të COVID-19 në të gjithë botën, tani ka kaluar shifrën pesë milionë, por numri i infeksioneve të reja ka rënë në pjesën më të madhe të Evropës. Në Evropë janë raportuar 1.74 milionë raste dhe mbi 164,000  viktima, ku shumicën e fataliteteve e kanë Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca, Spanja dhe Belgjika.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se ka "ende një rrugë të gjatë për të përshkuar në këtë pandemi", dhe iu bëri thirrje njerëzve në vendet ku kufizimet po lehtësohen, për të vazhduar të përshtatin sjelljen e tyre për të minimizuar transmetimin e COVID-19.

Tregime të lidhura