Evropa

Suedia me mesataren më të lartë të vdekjeve, autoritetet pranojnë gabimin në strategjinë e ndjekur

Përditësimi i fundit: 22/05/2020 - 07:56
Text size Aa Aa

Ky është Moses Ntanda që feston 70-vjetorin e tij në një restorant të Stokholmit 2 vjet më parë. Muajin e kaluar, gjatë Pashkës, ai vdiq i vetmuar në një azil nga COVID-19.

“Moses ishte xhaxhai im. Ai ishte si një baba për mua”, thotë Juliana Jihem, mbesa e Moses Ntanda.

Kur Moses u sëmur, shtëpia e kujdesit shëndetësor nuk e çoi në spital.

 “Ata thanë se nuk i çonin në spital njerëzit që sëmureshin me corona. Ata kujdeseshin për të sëmurët në azil në vend që t’i dërgonin në spital ,pasi sipas tyre nuk ishte e nevojshme. Por e vërteta është se ai kishte nevojë të shtrohej në spital”, tregon mbesa e viktimës.

Thuajse gjysma e vdekjeve nga coronavirusi në Suedi janë të moshuar që jetonin në shtëpi kujdesi shëndetësor. Autoritetet tani pranojnë se kufizimi i vizitave nuk ishte e mjaftueshme për të mbrojtur këtë kategori.

“Qasja jonë ka shumë aspekte të ndryshme. Mbrojtja e të moshuarve në azile ishte një prej tyre. Kjo qasje nuk funksionoi mirë dhe jemi të vetëdijshëm për këtë. Tani po përpiqemi ta përmirësojmë me sa kemi mundësi me njerëzit që menaxhojnë dhe janë përgjegjës për këto shtëpi”, thotë Anders Tegnell, epidemiolog.

 “Kemi një nga kuotat e vdekjeve më të larta në botë dhe kjo është e trishtueshme. Mendoj se dy të tretat ose diçka e tillë nuk do të kishin vdekur”, shton dr. Stefan Hanson, ekspert i shëndetësisë.

“Ata mendojnë se strategjia që po përdorin është e mirë dhe se po funksionon. Por nëse është e mirë si shpjegohen gjithë këto vdekje?” thotë Juliana Jihem.

Tregime të lidhura