Evropa

A mund të shmanget një karantinë e dytë përmes testimit dhe gjurmimit të kontakteve?

Përditësimi i fundit: 26/06/2020 - 20:14
Text size Aa Aa

Shumë vende në Europë po vazhdojnë të regjistrojnë një numër të lartë rastesh në ditë, me vatra të reja të shfaqura në Spanjë, Portugali, Francë dhe Gjermani, por ekspertët shprehen optimistë se janë më të përgatitur për të shmangur një valë të dytë përmes testimeve dhe gjurmimit të kontakteve.

Qeveritë shpresojnë se duke kontrolluar vatrat lokale të infeksioneve ata mund të shmangin transmetimin e sëmundjes në masë, ashtu siç ndodhi kur u shfaq virusi për herë të parë.

Gjermania, për shembull, ka vendosur në karantinë një rajon ku u raportua për mijëra raste të reja në një fabrikë mishi.

Spanja ka vendosur kufizime mbi disa biznese ku janë zbuluar vatra të reja.

Ndërkohë, ekspertët thonë se rritja e madhe në mënyrë eksponenciale e rasteve nuk ka mbërritur ende.

“Nuk duket sikur po shohim një valë të dytë, po shohim më tepër vatra lokale”, thotë Bary Pradelski, profesor i asociuar ekonomike në Qendrën Kombëtare Franceze për Hulumtime Shkencore.

A mund  të shmanget një mbyllje e dytë përmes gjurmimit të kontakteve dhe testimeve masive?

Një ekip shkencëtarësh, nën drejtimin e Tim Colbourn, nga Universiteti “College London” hartuan 31 skenarë të mundshëm për lehtësimin e kufizimeve në Mbretërinë e Bashkuar.  

Ata zbuluan se nëse identifikohen 40 për qind e infektimeve përmes testimeve dhe të gjurmohen e izolohen të paktën 40 për qind e këtyre kontakteve, atëherë do të jetë e mundur shmangia e një valë të dytë.

Por kjo do jetë në varësi të shkallës dhe kapacitetit të testimeve dhe gjurmimeve nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka dalë nga karantina përmes disa fazave dhe ka punësuar mijëra për të gjurmuar kontaktet e të infektuarve në mënyrë që të lokalizojë rastet e COVID-19 në vend.

Tregime të lidhura