Evropa

OBSH e shqetësuar për situatën në 30 shtete evropiane, mes tyre dhe Shqipëria: Sistemi shëndetësor në rrezik

Përditësimi i fundit: 26/06/2020 - 07:39
Text size Aa Aa

OBSH shprehet e shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19 në Evropë, duke theksuar se rishfaqja e virusit në disa vende rrezikon të shtojë problemet për sistemin shëndetësor.

"Teksa po mësohet të bashkëjetohet me masat e reja , për javë të tëra unë kam folur për rrezikun e rishfaqjes së virusit. Në disa vende evropiane, ky rrezik është bërë realitet.

30 vende në dy javët e fundit  kanë regjistruar rritje të të infektuarve” u shpreh drejtori rajonal i OBSH për Evropën.

Në listën e këtyre vendeve janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Moldavia, Suedia, Ukraina etj. Sipas OBSH më shumë se nëntë milion njerëz janë konfirmuar globalisht  të infektuar me COVID-19 ndërsa mbi 479.000 kanë humbur jetën.

Tregime të lidhura