Evropa

Zgjerohen marrëdhëniet Rusi-Francë, Macron kërkon krijimin e një zone bashkëpunimi

Përditësimi i fundit: 26/06/2020 - 21:36
Text size Aa Aa

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin zhvilluan një bisedë me anë të një videokonference, gjatë së cilës ata shprehën vullnetin për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Presidenti francez në fjalën e tij shprehu mbështetjen e plotë dhe solidariten e Francës gjatë krizës së shkaktuar nga Covid-19.  

"Njësoj si ju, unë konsideroj se kjo krizë të cilën po e përjetojmë të gjithë, krizat rajonale po ashtu, tregojnë rëndësinë e krijimit të një zone evropiane në kuptimin e gjerë të fjalës, nga Lisbona në Vladivostok; një zonë e vërtetë bashkëpunimi dhe paqeje. Mendoj se të dy ne jemi të qartë për këtë”, tha Macron.

Presidenti francez gjithashtu i kushtoi vëmendje edhe gjetjes së një zgjedhje për konfliktet në Libi, Ukrainë dhe Siri dhe po ashtu u fokusua tek kriza ekonomike e shkaktuar nga Pandemia Covid-19 dhe ndotjen globale.