Evropa

Çekia regjistron rritjen më të lartë ditore të rasteve me COVID-19 në mbi 2 muaj

Përditësimi i fundit: 28/06/2020 - 10:42
Text size Aa Aa

Çekia duket se po përballet me një valë të dytë të COVID-19 pasi ka regjistruar qindra raste të reja gjatë së premtes dhe të shtunës.

Ministria e Shëndetësisë raportoi 168 raste të reja të premten dhe 120 të shtunën, rritja më e madhe për një ditë që nga 10 prilli.

Numri total i rasteve në vend ka shkuar mbi 11 mijë ku janë regjistruar dhe 349 viktima.

Jarmila Razova, nga Ministria e Shëndetësisë së Çekisë, thotë se rritja e numrit të rasteve vjen pasi janë shtuar dhe testimet në vendet ku virusi po përhapet me shpejtësi.

Ajo gjithashtu tha se çekët nuk u “sollën në mënyrë të përgjegjshme” kur filloi lehtësimi i masave.

Razova këmbënguli se situata është nën kontroll pasi vatrat kryesore janë izoluar.

Vetëm një javë më parë, Çekia njoftoi se do të hiqte masën e cila detyronte mbajtjen e maskave duke filluar nga 1 korriku, ku përjashtim bënte vetëm Praga, e po ashtu kishte rihapur shkollat, dyqanet dhe restorantet.

 

Lexoni gjithashtu

Çekia shmang më të keqen nga COVID-19 mes masave të lehta kufizuese

Çeki, ligji që detyron mbajtjen e maskave krijon mungesë në treg dhe prodhime artizanale në masë

Tregime të lidhura