Evropa

Ish-kryeministri francez Francois Fillon shpallet fajtor për punësimin fiktiv të gruas së tij

Përditësimi i fundit: 29/06/2020 - 14:51
Text size Aa Aa

Një gjykatë franceze ka dënuar ish-kryeministrin Francois Fillon nën akuzat “se kishte falsifikuar një punë” për gruan e tij, ku ajo paguhej më shumë se 1 milion euro nga fondet publike.

Çështja gjyqësore u nis nga një investigim i një gazete franceze, publikuar më 2017.

Në gazetë shkruhej se gruaja e Fillon, Penelope, kishte qenë asistentja e tij parlamentare për 15 vjet, por sipas tyre nuk ekziston asnjë provë se ajo në fakt kishte punuar në këtë pozicion.

Kjo çështje i shkatërroi fushatën presidenciale në vitin 2017, ku ai pritej të dilte fitimtar, duke i hapur rrugë zgjedhjes së Emmanuel Macron si presidentin e ri të vendit.

Ish-kryeministri nuk mund të kalonte as raundin e parë të zgjedhjeve në prill të 2017.

66-vjeçari Fillon insistoi se gruaja e tij i kishte fituar paratë në mënyrë të ndershme, duke thënë se “nuk ka asnjë dyshim mbi punën e gruas së tij”.

Në mars të vitit 2017 ai u padit mbi akuzat e “përvetësimit të fondeve publike”, “fshehje dhe bashkëveprim në abuzimin e pronës së korporatave” dhe “shkelje në raportimin e detyrimeve ndaj autoriteteve të larta franceze të transparencës.

Fillon ishte kryeministër i Francës prej vitit 2007 deri në vitin 2012.

Tregime të lidhura