Evropa

Rinisin negociatat Britani-BE, palët ende të ndara

Përditësimi i fundit: 29/06/2020 - 13:02
Text size Aa Aa

Britania dhe Bashkimi Evropian rifilluan të hënën bisedimet për një marrëveshje tregtare, që do të zëvendësojë ato të anuluara në kuadër të Breksit.

Negociatori i BE, Mishel Barnier dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar David Frost po takohen kokë më kokë për herë të parë që nga rënia e epidemisë në muajin mars.

Londra dhe Brukseli kanë intensifikuar bisedimet por kur kanë mbetur pak muaj deri në arritjen e një marrëveshjeje, palët duken shumë të ndara.

Periudha e tranzicionit, gjatë të cilës Britania mbetet në tregun e përbashkët evropian dhe unionin doganor, skadon në fund të vitit.

Takimi mes negociatorëve Barnier dhe Frost nisi në orën 11 në selinë e Komisionit Evropian dhe pritet të zgjasë gjithë ditën. Bisedimet janë fokusuar tek garantimi i konkurrencës së ndershme dhe zgjidhja e kontesteve dypalëshe.