Evropa

Betonizimi në det dhe çmimet e larta| Bullgarët braktisin vendin, zgjedhin të pushojnë në Greqi e Turqi

Përditësimi i fundit: 30/06/2020 - 15:41
Text size Aa Aa

Teksa sezoni veror ka nisur, shpresa e sektorit të turizmit në Bullgari për të tërhequr sa më shumë vizitorë duket një ëndërr e largët.

Prej vitesh shtetet fqinje sikundër Greqia dhe Turqia tërheqin pushuesit.

Më shumë se një e treta e bullgarëve planifikojnë të shpenzojnë pushimet e tyre jashtë vendit. Sipas ekspertëve, sektori i turizmit nuk është mjaftueshëm fleksibël për të ofruar akomodim të minutave të fundit.

"Shpresat e pronarëve të hoteleve se vrulli turistik do të zhvendoset paksa dhe turistët bullgarë do të pushojnë në brigjet e vendit janë shuar. P

ushimet verore kanë qenë gjithmonë aspekt shumë konservatorë. Kjo do të thotë se ishte shumë e vështirë t'i largosh bullgarët larg bregdetit vendas , dhe tani do të jetë po aq e vështirë për t'i rikthyer", Dimitar Popov, Shoqata Bullgare e Agjentëve të Udhëtimit dhe Operatorët Turistikë.

Midis viteve 2016-2019 fluksi i vizitorëve bullgarë drejt Greqisë u rrit me 16%. Arsyet për këtë ndryshim të fluksit turistik janë komplekse. Valentin ishte ndër të parët që zgjodhi të pushojë në resortet greke dhe turke sesa të zgjidhte ato të vendlindjes. Me kalimin e kohës,  të njëjtën gjë bënë pjesa më e madhe e miqve dhe familjes së tij.

Ai shprehet se nuk i vjen aspak keq për këtë zgjedhje.

“Gjithmonë ka pasur diçka të pakëndshme në resortet bullgare. Kanë qenë  të shtrenjta, plazhet e shtrenjta ushqimi po ashtu, pushimet linin shumë për të dëshiruar. Dhe kur shkoj në Greqi, plazhi është 3 km në secilën rrugë. Hotelet nuk janë ngjitur pranë njëri-tjetrit. Unë mund të shoh e të shijoj detin, është bukur”, thotë ai.

Pjesët e paprekura të brigjeve të Bullgarisë po reduktohen, pasi po ndërtohen shumë hotele e ndërtesa. Ndjeshmëria sociale po rritet gjithashtu në atë që grupet e mbrojtjes së mjedisit po e quajnë "deti i betonit".

"Ky lloj ndërtimi në brigjet e Detit të Zi është një nga arsyet se përse gjithnjë e më shumë bullgarët zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre diku tjetër. Ndoshta mund të duket si hotel, por zyrtarisht nuk është kështu”, thotë Damian Vodenitcharov

E ndërsa investitorët po tregohen krijues në marrjen e projekteve të tyre ndërtuese, shumica e tokës në dispozicion ndodhet brenda vendeve të mbrojtura dhe parqeve natyrore. Për shembull, ky hotel është një nga dhjetëra projektet e ardhshme në zonë. Autoritetet lokale po paralajmërojnë se ndërtimi mund të fillojë së shpejti.

"Resorti i fshatit Alepu përbëhet nga katër projekte të planifikuara. Ekzistojnë edhe 19 plane në zhvillim ku toka bujqësore është shndërruar në tokë të urbanizuar. Aktualisht nuk janë duke u finalizuar, por ato mund të jenë gati në çdo moment", thotë arkitekti Radost Georgieva.

Kundërshtimi për ndërtimin e resorteve të reja lind kryesisht nga frika se peizazhet natyrore së shpejti mund të shndërrohen në hotspote për pushimet paketë.

Për momentin, qoftë çmimet e reduktuara, por edhe ndihma e qeverisë nuk po arrijnë të rikthejnë turistët e me një gjë të tillë po përballen si plazhet private, edhe ato publike. Ndërkohë, sezoni i ndërtimeve do të nisë sërish në vjeshtë.

Tregime të lidhura