Evropa

Italia mbyll kufijtë për udhëtarët nga Kosova, Serbia dhe Mali i Zi

Përditësimi i fundit: 17/07/2020 - 09:46
Text size Aa Aa

Italia mbyll kufijtë për Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi, si një masë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Përmes një postimi në Twitter, ministri i Shëndetësisë i Italisë, Roberto Speranza, tha se “Serbia, Mali i Zi dhe Kosova janë futur në listën e vendeve në rrezik”.

Atyre personave që kanë qenë në këto shtete në 14 ditët e kaluara, u ndalohet hyrja dhe kalimi transit në Itali.

“Në botë, epidemia është në fazën më të vështirë. Kujdesi maksimal është i nevojshëm për të ruajtur përparimin e bërë deri më tani”, shkroi ministri Speranza në Twitter.

Në kulmin e pandemisë së coronavirusit në mars dhe prill, Italia ka qenë epiqendër e COVID-19. Numri i të infektuarve ka qenë në rënie në javët e fundit dhe ekonomia italiane është në rihapje e sipër.

Këtë javë, edhe Austria ka ndaluar fluturimet për dhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Tregime të lidhura