Francë, zjarri përfshin katedralen; digjet “Notre Dame” i Nantes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një zjarr masiv ra dhe përfshiu katedralen e qytetit të Nantes, në perëndim të Francës, duke shkatërruar një pjesë të strukturës së shekullit të pesëmbëdhjetë.

Zjarrfikës të shumtë mbërritën në vendin e ngjarjes duke vendosur zjarrin nën kontroll pas disa orësh. Megjithatë, tymi i zi vijoi të dilte nga godina gotike e kultit edhe më pas.

Flakët vijnë thuajse një vit pasi një zjarr i ngjashëm përfshiu katedralen Notre Dame në Paris, duke shkatërruar çatinë dhe shtizën e saj.

Zjarrfikësit deklaruan se zjarri ra në ambjentet e brendshme të objektit, prapa altarit të madh, duke e shkatërruar tërësisht atë.

Ndërkohë, një prokuror i Nantes tha për gazetarët se autoritetet po e trajtojnë ngjarjen si një “akt kriminal”, por nuk dha detaje të tjera.

Kjo nuk është hera e parë që katedralja dëmtohet. Ajo u dëmtua një herë gjatë bombardimit të aleatëve në Luftën e Dytë Botërore, ndërsa në vitin 1972 një zjarr shkatërroi tërësisht çatinë e saj. Objekti u rindërtua 13 vjet më vonë me një strukturë çimentoje, duke zëvendësuar çatinë antike prej druri.

Etiketimet

“Udhëtarët” vizitojnë Pukën, qytetin e vogël që ofron plot surpriza

Ajri i pastër prej pyjeve me pisha, burimet e pastra të ujit, prodhimet e likerit, reçelit, apo birrës, shkolla ku në vitet 30-të jepte...

PDK-ja çon në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e Valdete Dakës

Kryetari në detyrë Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka cilësuar antikushtetues vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të shkarkuar kryetaren...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER