Evropa

Ndikimi i COVID-19 në mushkëri, krijohet modeli 3D që ndihmon për të kuptuar më shumë infeksionin

Përditësimi i fundit: 23/07/2020 - 15:14
Text size Aa Aa

Një model në formatin 3D i cili pasqyron ndikimin e coronavirus kur prek mushkëritë, i është ofruar mjekëve të Britani të Madhe për të kuptuar më shumë mbi virusin që çdo ditë prek gjithnjë e më shumë njerëz.

Kjo është një mënyrë për të mësuar më shumë se çfarë i shkakton COVID-19 këtyre organeve në nivelet e larta të infeksionit.

Ky model i realizuar nga kompania Axial3D u bazua të dhënat e një skaneri të një pacienti, i shtruar në Belfast Health, i cili prej 14 ditësh vuante nga sëmundja.

Ndërsa pacienti në fjalë mbijetoi, pasojat e shkaktuara nga virusi mund të jenë afatgjata.

Ngjyra e verdhë në modelin 3D tregon pjesën inflamatore dhe indin e prekur që ndikon në rrugët e frymëmarrjes, duke ndalur që oksigjeni në futet në gjakun e pacientit.

Mushkëritë e modelit 3D janë të ndarë në 8 pjesë, që mundësojnë një pamje më të gjerë duke theksuar edhe thellësinë e infeksionit si dhe duke ofruar njohuri unike për virusin dhe se si ndikon në mushkëritë e pacientit.

Axial3D dhe Formlabs shpresojnë ta përdorin këtë model si një mjet që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë ashpërsinë e COVID, pasi bota përgatitet për një valë të dytë të pandemisë.

Tregime të lidhura