Evropa

Besimtarët myslimanë ndjekin lutjen në xhaminë e Shën Sofisë

Përditësimi i fundit: 31/07/2020 - 19:20
Text size Aa Aa

Besimtarët myslimanë në Turqi e ndoqën lutjen e kurban Bajramit në ish-katedralen e Shën Sofisë, e kthyer tashmë në xhami.

Dita e sakrificës, siç njihet ndryshe, është ndër më të rëndësishmet në kalendarin mysliman. Ajo përfshin pelegrinazhin në qytetin e shenjtë të Mekës, një nga 5 shtyllat e Islamit dhe festohet nga çdo besimtar që mund ta përballojë.

Shën Sofia shërbeu si katedralja më e madhe në botë për 900 vjet derisa sulltani Mehmet Pushtuesi rimori nën kontroll Stambollin në vitin 1453.

Ajo shërbeu më pas si xhami për 500 vjet të tjera, derisa themeluesi i Turqisë moderne, Mustafa Qemal Ataturk e ktheu në muze në vitin 1934.

Monumenti antik u shndërrua në një objekt islamik kulti më herët gjatë korrikut, pas vendimit të një gjykate turke, që i hiqte statusin e muzeut. Vendimi shkaktoi reagime të shumta nga vendet perëndimore, kryesisht nga Greqia.