Ish-Mbreti i Spanjës Juan Carlos nën hetim për korrupsion

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-Mbreti i Spanjës Juan Carlos ka thënë se do të largohet nga Spanja në një letër drejtuar djalit të tij, Mbretit Felipe VI.

“I udhëhequr nga bindja për të sjellë më të mirën për spanjollët, institucionet e saj dhe për ty si Mbret, po të informoj mbi vendimin që kam marrë për t’u larguar jashtë Spanjës”, thotë ish-Mbreti në një letër të postuar në faqen zyrtare të Familjes Mbretërore.

Ish-mbreti spanjoll është nën hetim për korrupsion, pasi një gazetë raportoi se kishte përfituar një shumë prej disa miliona eurosh nga Arabia Saudite.

82-vjeçari hoqi dorë nga froni në vitin 2014 pas një sërë skandalesh. Djali i tij, Mbreti Filipe VI ka qenë së fundmi nën presion për të adresuar akuzat e korrupsionit që rëndonin mbi ish-Mbretin.

“Madhëria e Tij Mbreti Filipe VI ka shprehur mirënjohjen e tij për vendimin e marrë”, shkruhej në deklaratën zyrtare të Familjes Mbretërore.

“Mbreti dëshiron të theksojë rëndësinë historike që përfaqëson dorëheqja e babait të tij, si një si një trashëgimi dhe akt politike e institucional në shërbim të Spanjës dhe demokracisë”, thuhej më tej në deklaratë.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER