Vala e dytë e COVID-19 ka mbërritur në Gjermani, paralajmëron sindikata e doktorëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqetësimet e Europës për një rikthim të coronavirus janë shtuar edhe më shumë pas një paralajmërimi se Gjermani ka hyrë tashmë në valën e dytë të virusit, teksa Franca përgatitet për kohë  të vështira në të ardhmen.

Kryetarja e sindikatës së doktorëve në Gjermani, Susanne Johna, that për gazetën lokale “Augsburger Allgemeine” se beson se vendi po kalon “një valë të dytë dhe rritje të thellë” të rasteve me COVID-19.

Në një intervistë të publikuar gjatë së martës, Johna ritheksoi rëndësinë e respektimit të distancimit social si një histori suksesi e Gjermanisë në momentet e para të virusit, por paralajmëroi se “dëshira për t’u rikthyer drejt normalitetit” mund ta vejë në rrezik arritjet.

“Distanca, higjiena dhe mbajtja e maskës janë ende disa prej masave të domosdoshme për të mbajtur një nivel të ulët rastesh”, thotë ajo.

Komentet e kryetares së sindikatës vijnë pas një rritje të qëndrueshme të rasteve të reja që janë raportuar së fundmi në Gjermani si dhe e viktimave duke e çuar numrin total të fataliteteve në 9,156.  

Numri i viktimave në Gjermani mbetet shumë më i ulët në krahasim me vendet e tjera në Europë dhe kjo falë masave të shpejta gjatë fillimit të pandemisë si dhe testimeve masive.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER