Ndikimi i COVID-19 në ekonominë e BE-së, ulet konsumi familjar, rriten ndjeshëm kursimet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pandemia e COVID-19 uli konsumin dhe rriti si kurrë më parë kursimet e familjeve evropiane. Eurostat raportoi se në tre muajt e parë të vitit 2020 norma e kursimit familjar bruto u rrit në 3.5%, ndërsa konsumi individual shtëpiak ra me 1.7%.

Për sa i përket kursimeve kjo është shifra më e lartë që prej vitit 2000, kohë kur politikat makroekonomike të BE-së nisën të centralizoheshin në një monedhë të përbashkët. .

Në 3 muajt e parë të vitit shpenzimet familjare ranë ndjeshëm në Itali (-6.4%), Slloveni (-5.3%) dhe Spanjë (-5.2%). Të dhënat nuk tregojnë fiks ndikimin e pandemisë, pasi zyrtarisht këto vende u prekën rëndë nga COVID-19 në fillim të muajit mars. Megjithatë ato japin prirjen e ndikimit që dha mbyllja prej pandemisë, e cila reduktoi ndjeshëm konsumin dhe rriti kursimet.

Reduktim të ngjashëm të shpenzimeve BE-ja nuk kishte parë prej periudhës së krizës ekonomike 2008-2010.

Sipas shifrave të Qendrës Evropiane të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve, në BE janë raportuar 1.7 milionë raste me COVID-19, ku Britania e Madhe (306 mijë), Spanja (302 mijë) dhe Italia (248 mijë) janë vendet më të prekura. Nga këto raste, 183 mijë kanë përfunduar me vdekje, ku Britania e Madhe (46 mijë), Italia (35 mijë), Franca (30 mijë) dhe Spanja (28 mijë) janë vendet më të goditura.Të dhënat e Eurostat mbi normën e kursimeve familjare në BE.

Në përgjithësi, në statistikat e 20 viteve të fundit, mes vendeve të BE-së, që kanë raportuar rritje të vazhdueshme të kursimeve familjare bruto radhiten Sllovenia (+7.7%), Polonia (+6.8%) dhe Spanja (+6.7%), krejt ndryshe rritjen më të vogël e kanë raportuar Suedia (+1.1%), Çekia (+2%) dhe Gjermania (+2.2%). Rritja e të ardhurave është ndër arsyet kryesore të rritjes së normës së kursimeve.

Shpenzimet familjare bruto nënkuptojnë shpenzimet individuale të një rezidenti për të mira dhe shërbime.

Të ardhurat familjare bruto janë totali i parave të disponueshme nga një familje për të shpenzuar dhe kursyer – duke hequr taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore.

Kursimet familjare bruto janë diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve bruto.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER