Oferta për dorëheqje e kryeministrit bullgar nuk i ndal protestuesit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë së mërkurës, kryeministri i Bullgarisë deklaroi se do të ofronte dorëheqjen e tij në një përpjekje për qetësuar protestat që vijojnë prej një muaji, por mesa duket fjalët e tij kanë rënë në veshë të shurdhët.  

“Nëse jam unë problemi, atëherë po largohem që tani”, tha Boiko Borissov, por vetëm duke lejuar partinë e tij që të qëndronte në pushtet të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në mars 2021.

Disa orë më vonë, protestuesit u mblodhën sërish në tubimin e tyre të përditshëm.

Protestuesit kanë dalë në ditën e 28 të protestave me të njëjtat kërkesa – ata duan që i gjithë kabineti të japë dorëheqjen dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Borissov është nën presion për lidhje të dyshimta mes partisë së tij dhe oligarkëve , të cilët akuzohen se kanë ushtruar influencë tek ekzekutivi për të përparuar interesat e tyre.

Protestuesit janë zotuar se do të vazhdojnë të bllokojnë rrugët kryesore të kryeqytetit derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

Bllokadat e rrugëve janë pjesë e një strategjie të re të mosbindjes civile.

13 vite pas hyrjes në BE, Bullgaria mbetet vendi më i korruptuar në Europë, sipas organizatës joqeveritare Transparency International.

 

Lexoni gjithashtu: 

“Ndihemi të turpëruar nga udhëheqësit tanë”, bullgarët shpjegojnë përse vijojnë me protestat

‘Mafia jashtë shtetit’. Bullgari, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Borissov

Bullgaria në protesta, presidenti i kërkon kryeministrit të dorëhiqet

 


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER