Heqja e kufizimeve për udhëtimet: Ballkani sërish jashtë listës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këshilli Europian ka përditësuar listën rekomanduese të shteteve të cilëve mund t’iu lejohet hyrja në BE.

Në bazë të kritereve dhe kushteve të parashtruara tek rekomandimet, duke filluar nga 8 gushti, vendet anëtare do të heqin gradualisht kufizimet për banorët e këtyre shteteve:  

  • Australi
  • Kanada
  • Gjeorgji
  • Japoni
  • Zelandë e Re
  • Ruanda
  • Koreja e Jugut
  • Tajlanda
  • Tunizi
  • Uruguai
  • Kina, pritet konfirmimi në bazë të parimit të reciprocitetit

Ndër kriteret që vendosin nëse duhet të hiqen kufizimet për vendet jashtë unionit janë: situata epidemiologjike, masat kufizuese duke përfshirë distancimi fizik si dhe konsiderata të tjera sociale dhe ekonomike.  

Për sa i përket situatës epidemiologjike, të ashtuquajturat vendet e treta, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • numri i rasteve të reja me COVID-19 në 14 ditët e fundit për 100 mijë banorë duhet të jetë i përafërt ose më i ulët se mesatarja e BE
  • trend i qëndrueshëm ose në rënie i rasteve të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me 14 ditët e fundit.
  • Menaxhimi i përgjithshëm i pandemisë duke marrë në konsideratë informacionet e dhëna, duke përfshirë aspekte si testimi, mbikëqyrja, gjurmimi i rasteve, frenimi i përhapjes, raportimet si dhe vërtetësia e informacioneve

Për vendet që kanë ende lëvizje të kufizuar, kategoritë e mëposhtme do të jenë të përjashtuara nga kufizimet:

  • Shtetas të BE dhe familjarët e tyre
  • Shtetasit që kanë leje qëndrimi afatgjatë dhe anëtarët e familjes së tyre
  • Udhëtarë me funksione të posaçme, siç parashikohet tek Rekomandimet

Përgjegjësia për implementimin e rekomandimeve të Këshillit i mbetet vendeve anëtare.  

Lista përditësohet rregullisht dhe mund të rishikohet nga Këshilli, pas konsultave me Komisionin dhe agjencitë respektive të Bashkimit Europian, në bazë të kritereve të lartpërmendura.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER